Serie A/ Napoli triumfon në Empoli, një 11-metërsh ndëshkon Ismajlin me shokë

schedule15:16 - 20 Tetor, 2024

schedule 15:16 - 20 Tetor, 2024

Përjetuan një nisje fantastike të sezonit, mirëpo duket se gjithçka e ka një fund.

Pas humbjes ndaj Lazio, “Të Kaltërit” e Empoli kanë regjistruar një tjetër humbje në kampionat, kësaj here nga Napoli, me “Blutë” e Antonio Conte që triumfuan minimalisht, 1-0, në transfertën e “Stadio Carlo Castellani”.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga “ylli” gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, i cili goditi në mënyrë perfekte një 11-metërsh, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij në minutën e 63’-të.

Falë këtij rezultati, Napoli vijon të mbetet në krye të tabelës së Serie A, me tre herë kampionët e Italisë, që ngjiten në kuotën e 19 pikëve, 3 më shumë se ndjekësit e Juventus, ndërsa Empoli mbetet në vendin e 11-të të tabelës, me 10 pikë pas tetë javëve të para. /i.m /abcnews.al