Izraeli nuk ndal sulmet në Gaza e Liban/ Mbi 80 të vrarë në Rripin e Gazës. Në jug të Libanit, vriten anëtarë të Hezbollah

schedule15:48 - 20 Tetor, 2024

schedule 15:48 - 20 Tetor, 2024

Ushtria izraelite ka intensifikuar bombardimet e saj në veri të Rripit të Gazës ku si pasojë e sulmeve ajrore mbrëmjen e të shtunës të paktën 87 persona mbetën të vrarë dhe mbi 40 të tjerë u plagosën në qytetin Beit Lahia.

Ministria Palestineze e shëndetësisë e kontrolluar nga Hamas ka deklaruar se trupat e dhjetëra personave janë ende nën rrënoja. Tel Avivi zyrtar ndërkohë thotë se numri i viktimave që japin autoritetet palestineze është i ekzagjeruar. Sulmi i ushtrisë Izraelite në veri të rripit të Gazës shënjestroi një bllok banimi ku 5 ndërtesa janë shkatërruar tërësisht.

Izraeli ka vijuar bombardimet edhe në jug të Libanit ku ka shënjestruar militantët e Hezbollah. Sipas Tel Avivi zyrtar ditën e shtunë ata vranë 65 anëtar të grupit të mbështetur nga Irani. Këtë të diel ushtria izraelite tha se goditi edhe qendrën e Inteligjencës së Hezbollah në Bejrut, kryeqytetin e Libanit ndërsa pretendoi se ka vrarë edhe 3 komandat të lartë të këtij grupi.

Hezbollah nga ana tjetër ka hedhur më shumë se 70 raketa drejt veriut të Izraelit këtë të diel./abcnews.al