Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është shprehur i shqetësuar për mungesën e përparimit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Operacionet e NATO-s në Kosovë, ishin temë diskutimi edhe në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.
Angazhimi i NATO-s për siguri në Kosovë nuk ndryshon. Këtë e theksoi edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Anëtarët e NATO-s do të vazhdojnë të punojnë për sigurinë në rajon.
“Në Kosovë, aleatët vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që misioni ynë i KFOR-it të ketë forcat dhe burimet që i nevojiten për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha sekretari Rutte.