Kievi kërkon reagim të fuqishëm nga aleatët për shkak të trupave të Koresë së Veriut

schedule19:40 - 18 Tetor, 2024

schedule 19:40 - 18 Tetor, 2024

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiga, kërkoi një “reagim të menjëhershëm dhe të fuqishëm” nga aleatët e Kievit, duke thënë se Koreja e Veriut po e ndihmon Rusinë me ushtarë dhe armë.

Kjo deklaratë vjen pasi agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka vendosur që të dislokojë trupa për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Njoftimi i Seulit nxiti shqetësimin nga Franca dhe Britania, dy aleate të Ukrainës.

“Rusia seriozisht po e përshkallëzon agresionin e saj duke e përfshirë Korenë e Veriut si palë”, shkroi Sybiga në X.

“Ne kërkojmë reagim të menjëhershëm dhe të fuqishëm nga komuniteti euroatlantik dhe bota”, tha ai.