Pasardhësi i Pep Guardiola/ Pep nuk ka rinovuar kontratën, “sheikët” kontaktojnë portugezin

schedule12:41 - 18 Tetor, 2024

schedule 12:41 - 18 Tetor, 2024

Do të qëndrojë, apo do të largohet? Pep Guardiola vazhdon të mbajë pezull Manchester City, pasi ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë apo jo kontratën që I skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Tekniku spanjoll ka dhënë shenja se ky mund të jetë sezoni i fundit me “Cityzens”.

Mungesa e firmës për rinovimin, dyshimet për të ardhmen në pritje të gjyqit të klubit dhe së fundmi largimi nga roli drejtues te City I njeriut të tij më të besuar,  Txiki Begiristain, janë arsye të qënësishme ku mediat angleze mbështesin fundin e “erës së Pep” te kampionët e Premier League.

Ndërkohë, Manchester City nuk do të kapet i papërgatitur, ndërsa që tani ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e Guardiolës.

Ai është Ruben Amorim, një emër i njohur në Angli, pasi verën e shkuar ishte kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Liverpool.

Prej katër sezonesh në pankinën e Sporting Lisbonë, trajneri portugez 39 vjeçar ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdhenj të Europës, përfshirë edhe atë të City.

Futbolli që praktikon skuadra e tij është sulmues dhe shumë atraktiv, I ngjashëm me atë të shpikësit të “Tiki-Taka”, Guardiola, ndërsa ka fituar 5 trofe me Sporting, përfshirë këtu dy tituj kampionë në Portugali.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, “sheikët” e Manchester City kanë vendosur kontaktet e para me Amorim, që nuk do të mund të refuzonte mundësinë e madhe të karrierës së tij për të drejtuar kampionët e Premier League.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!