“Ma jep gjënë”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dëshmon në gjykatë vëllai, Ndrek Prenga

schedule12:21 - 18 Tetor, 2024

schedule 12:21 - 18 Tetor, 2024

Në procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës në janar të vitit 2020, këtë të premte ka dëshmuar vëllai i tij Ndrek Prenga.

Ai ka treguar se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër dhe se çdo ditë kishte kontakte me familjarët, gruan dhe fëmijët, me të cilët komunikonte përmes telefonit.

Gjithashtu ka dëshmuar në gjykatë se me vëllain e tij ka folur rreth një javë përpara se të ndodhte ngjarja.

Ka qenë një tjetër i dënuar në burgun ku ai vuante dënimin qe  i ka futur në dhomë një telefon ”, me anë të të cilit e ka telefonuar një person me prefiks të huaj, duke iu prezantuar si Gentian Funiqi, ose Doçi. Sipas Prengës, Funiqi është prezantuar në telefon si një person me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës, duke i thënë që: “Ma jep gjënë”.

Prenga thotë që i referohej një sasie prej 260 kilogramë kokainë. Gjatë dëshmisë ai shtoi se Gentiani i kishte thënë se ka te tentuar të komunikojë edhe me vëllain Astritin, por nuk ka arritur. Pas këtij momenti  Ndrek Prenga i është përgjigjur se nuk ishte në dijeni se për ccfarë bëhet fjalë.

Ndreka sqaron se ka marrë në telefon Astritin, por edhe ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Pas një apo dy ditësh është njoftuar nga bashkëshortja  se Jani Prenga  është marrë peng dhe se pas kësaj, është përpjekur të merrte vesh se çfarë ka ndodhur.

Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimeve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin, ky i fundit i thotë që të dorëzojë atë “gjënë” duke iu referuar sasisë së kokainës me qëllim për të liruar pengun.

Prenga thotë se xhaxhai i tij dhe një person tjetër kanë shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Docit ku atje kanë gjetur babin e tij.  Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij.

Prenga shton se pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin,  i ka shkruar nje tjeter person duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendohet se kokainën  e marrë nga Astrit Prenga është e tija.

Sipas dëshmisë së Prengës, pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin Golden Resort në Shijak, nga ai moment ai ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.