Berisha në arrest shtëpie/ Tabaku: Për PD-në nuk është e lehtë. Nuk është lajm i mirë as për Shqipërinë

schedule20:48 - 17 Tetor, 2024

schedule 20:48 - 17 Tetor, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar në emisionin “Real Story” se PD e ka mbështetur procesin e integrimit, me çdo sfidë që po kalon sot vendi.

Ajo ka theksuar se për këtë parti nuk është e lehtë që sot kryetarin e ka në arrest shtëpie, pasi e ka në mungesë edhe në terren

Sipas Tabakut, kjo që po i ndodh Sali Berishës nuk është lajm i mirë as për PD dhe as për Shqipërinë.

“Është treguar me fakte. Këto dy javët e fundit, e kanë treguar me fakte që PD e ka mbështetur procesin e integrimit, me çdo gjë që po kalon sot vendi, me çdo sfidë. Ka qenë një vendim politik i imi i diskutuar me kolegët në PD dhe ka qene një vendim zyrtar i PD, nuk ka qene i imi personal. Ka qene një qendrim zyrtar i PD, ne mbështesim procesin e intregrimit dhe kjo është e qartë. Sigurisht që nuk është gjë e lehtë sot për PD që kryetarin e ka në arrest shtëpie. Nuk është një situatë në lehtë. Nëse partitë e tjera e kanë në zyrë apo në terren. PD e ka në mungesë dhe në terren dhe në vendimmarrje. Për më tepër partitë e mëdhaja, dominohen nga të dy liderat të themi të vërtetën se në këtë realitet jetojmë.

Për PD është një mungesë shumë e madhe. Unë e kam thënë dhe kohë më përpara, nuk është lajm i mirë as për PD dhe as për Shqipërinë kjo që po i ndodh zotit Berisha, jo vetëm kryetar partie, po ish-president, ish-kryeministër dhe një figurë shumë e rëndësishme e këtij vendi”, tha deputetja demokrate./abcnews.al