Skandali me përgjimet/ Nazarko: SHBA shpalli non grata Radoiçiç për Kosovën. Kontaktet informale me të, demaskuan qeverisjen Kurti

schedule19:59 - 17 Tetor, 2024

schedule 19:59 - 17 Tetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko u ndal edhe te skandali i përgjimeve në Kosovë, ku Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, rezulton se kontrollon furnizimin me energji elektrike apo ndërprerjet në Kosovë, si edhe informacionet që dalin nga kompania elektroenergjitike KEK.

“Këtu kritikat që i vijnë figurës së saj janë legjitime se i thonë se nuk ke rol institucional dhe nuk je e votuar. Kritikat janë të justifikuara, por askush nuk kap elementin kushtetues e juridik. Me çfarë pozite, çfarë roli ka? Me dijeninë time, ka një rol tipik i komisares, është drejtuesja organizative e grupeve të VV. Kjo është leximi që i bëj unë rolit të saj. Kjo që është e rëndë në gjykimin tim, për vetëdijen time kushtetuese, është se Kurti ka demonstruar gjatë faktin që preferon të qeverisë jo në mënyrë legale. Kurti e udhëzon atë, as që mendohet e anasjellta.“, u shpreh analisti.

Analisti tha se qeveria e Albin Kurtit është demaskuar. Sipas tij, qeveria ka mbajtur kontakte informale me Radoiçiç, të cilin vetë SHBA e shpalli non grata për Kosovën.

“Pikëpyetja që nuk e ofrojnë zërat publikë në Prishtinë, çfarë është Radoiçiç për Kosovën. Në gjykimin tim, biseda me Kusarin, vihet re që diskutohet pse ai është shpallur non grata nga SHBA. E ka shpallur për interes të Kosovës, dhe kjo frymë anti amerikane që po zhvillohet në Kosovë për shkak të VV dhe të kundërvënies së kësaj qeverie, por edhe të qeverive të tjera, konsiderokan legjitime që të komunikojnë me një njeri të tillë dhe Amerika që si ndihmoka e paska shpallur non grata një njeri me të cilin vendosin për pensionet, për furnizimin me rrymë të papaguar për qytetarët serb në veri apo për çështje të tjera. Radoiçiç është dikush që politika kosovare, ka bashkëpunuar rregullisht me të dhe ka bërë biznes për shkak të këtyre raporteve të ligjshme dhe të paligjshme me politikën kosovare. Ka ndërtuar vila, fituar tendera dhe është rritur ekonomikisht. Dhe ky njeri ka qenë më i interesuar se të tjerët që Kosova të ketë një lloj pavarësie se pasurimi i tij ka ardhur në Kosovën e pavarur. Kosova dhe opozita duhet folur me Beogradin.”, deklaroi ai./abcnews.al