“Debati brenda PD, na konsumoi”/ Tabaku: Copëzimi i ofertës opozitare në dëmin tonë, luks për mazhorancën

schedule20:46 - 17 Tetor, 2024

schedule 20:46 - 17 Tetor, 2024

Deputetja e Partisë Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se debati politik brenda kësaj force politike, i konsumoi ata në sytë e opinionit publik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Tabaku u shpreh se nuk ka asnjë alternativë tjetër nga opozita, përveç Partisë Demokratike.

Lidhur me partitë e reja të dalë nga e djatha, Tabaku nënvizoi se copëzimi i ofertës opozitare është në dëm të Partisë Demokratike dhe luks për mazhorancën.

“Arriti një moment, kur një vit e gjysmë më parë, kur u tërhoqa nga pozicioni i zëvendëskryetares së Partisë Demokratike, vendosa që të fokusohem te të bërit opozitë. Situata e debatit politik në PD na konsumoi të gjithëve pak, na konsumoi si figura politike, por na konsumoi edhe në debatin publik. Në zgjedhjet lojkale të majit 2023, kam kërkuar të dalë opozita me një kandidat. Sistemi aktual, i ndërtuar në 2008, edhe më pas përforcuar, e bën të detyrueshme kandidimin e opozitës në një zë, në një front opozitar. Për mua, nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç Partisë Demokratike. Në politikë, mos thuaj asnjëherë kurrë. Për mua, copëzimi i ofertës opozitare tani, është një luks që i japim kundërshtarit. Është në dëm të PD, në dëm, të opozitës dhe copëzon ofertën elektorale. Nuk dua të bëj komente për kolegët”, theksoi ajo./abcnews.al