Pësoi djegie në trup pas kontaktit me energjinë elektrike, transportohet në spital 46-vjeçari

schedule13:12 - 17 Tetor, 2024

schedule 13:12 - 17 Tetor, 2024

Një 46-vjeçar është transportuar në spital pas plagëve të marra nga djegiet në trup.

Dyshohet se 46-vjeçari aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike. Ai është dërguar në për trajtim të specializuar në Tiranë.

-më datë 16.10.2024, është transportuar në spital, për mjekim, shtetasi D. A., 46 vjeç, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, dhe ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është dërguar për trajtim të specializuar, në Tiranë;