VIDEO/ Tensione në Kuvend, përjashtohet deputeti Doda

schedule10:46 - 17 Tetor, 2024

schedule 10:46 - 17 Tetor, 2024

Është përjashtuar deputeti Petrit Doda. Seanca e sotme plenare është shoqëruar me kaos e tensione. Që në hyrje të Kuvendit deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën. Me tej kaosi ka përfshirë edhe sallën e Kuvendit, pasi deputetë nuk kanë lejuar një vijim normal të seancës.

Vazhdimisht kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe lejimin për të vijuar normalisht seancën plenare. Gjë e cila nuk ka ndodhur, por deputetë të opozitës kanë mbledhur karrige pranë Foltores, duke shkaktuar edhe zhurma duke përplasur duart në tavolina.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!