Financimet e paligjshme të partive politike/ Celibashi: Naive ta mendosh se mund t’i kontrollojë KQZ

schedule10:03 - 16 Tetor, 2024

schedule 10:03 - 16 Tetor, 2024

“Në lidhje me financimin e paligjshëm që lidhet kryesisht me, financimin nga subjekte apo shtete te huaja, apo nga subjekte që në vetvëte ushtrojnë veprimtari të kundraligjshme, është e vështirë apo e pamundur për KQZ për të marrë informacion për këtë lloj natyre financimi.”- kështu u shpreh kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Posaçëm të Dezinformimit.

Sipas tij, financimi nëpërmjet këtyre subjekteve apo për qëllime politike të partive dhe subjekeve zgjedhore është veprimtari që sanksionohet nga kodi penal.

“Procese të tilla kërkojnë angazhimin e institucioneve përkatëse për ndjekjen penale dhe zhvillimim e procesit penal.

Do të ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të KQZ të merrte inforformacion dhe pastaj të vlerësontë apo monitoronte financime të cilat vijnë nga veprimtari të paligjshme” vijoi më tej Celibashi./abcnews.al