Tregtonin mallra kontrabandë/ Aksion në disa klinika estetike në Tiranë, disa të arrestuar

schedule10:06 - 16 Tetor, 2024

schedule 10:06 - 16 Tetor, 2024

TIRANË- Policia ka goditur një rast të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike.

Me autorizim të Gjykatës së Tiranës, Policia ndërmori një aksion kontrolli në 30 klinika estetike, të cilat u konstatuan në paligjshmëri.

Për këtë është arrestuar administratori i subjektit Mildon Kumaraku, që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat në kryeqytet.

Në pranga kanë përfunduar dhe Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj, administratore klinikash estetike. Policia thotë se ka sekuestruar medikamente Botox-i.

Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar./ abcnews.al