Video/Mjeti del nga rruga dhe përfundon në lumin Mat, një i vdekur

schedule17:20 - 10 Janar, 2018

schedule 17:20 - 10 Janar, 2018

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së merkures në aksin e vjetër të Milotit. Mësohet se një mjet tip “Benz” me targa AA 272 JN doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Mat.

Policia e Shtetit ka njoftuar se afër lumit është gjetur trupi i pajetë i drejtuesit të mjetit. Policia e nxori mjetin në anë të lumit dhe në të udhetonte vetëm viktima.
Makina ka qenë në lëvizje nga Miloti në drejtim të fshatit Berzanë. /abcnews.al