VIDEO/ Lezhë, vodhi motorin, por u aksidentua ndërsa largohej me shpejtësi kur i pikas nga pronari

schedule16:13 - 15 Tetor, 2024

schedule 16:13 - 15 Tetor, 2024

Një aksident i ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç. Një person i cili po drejtonte një motor ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.

Por burime bëjnë të ditur se motori ishte vjedhur nga drejtuesi i saj dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.

Pas aksidentit ai ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa po shikohet për kamera sigurie me qëllim identifikimin e personit qe po e ngiste atë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!