Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar, ka përjashtuar ish-deputetin Endrit Braimllari nga partia.
Ky përjashtim duket se ka ardhur pas distancimit të tij nga aktivitet e Partisë së Lirisë, që prej prillit, ndërsa Meta ka afruar pranë vetes figura të reja.
Endrit Braimllari njihet si pjesë e grupit të Monika Kryemadhit, edhe pse ai me votë u zgjodh sërish anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë, pas zgjedhjeve të prillit që u bënë në PL.
Vetë Braimllari ndërkohë pas përjashtimit nga PL-ja ia ka nisur një shkresë Kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kukos, duke kërkuar që ta largojë atë si kryetar i këshilltarëve të PL-së.
Në vijim, Braimllari, që prej vitesh ishte aktivizuar në ish LSI-së, do të mbetet vetëm një anëtar këshilli i pavarur, në radhët e këshilltarëve të Tiranës./abcnews.al