Samiti i procesit të Berlinit/ Nënshkruhen dy marrëveshje, Scholz lavdëroi përparimin në bashkëpunimin rajonal

schedule14:16 - 14 Tetor, 2024

schedule 14:16 - 14 Tetor, 2024

Samiti i njëmbëdhjetë i procesit të Berlinit ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Me synimin për të forcuar urat lidhëse mes rajonit tonë dhe Bashkimit Europian si dhe përshpjetimin e procesit të Integrimit në BE, Olaf Scholz ju rikujktoi liderëve se nisma ndër vite është shoqëruar me debate dhe ngecje.

“Është instrumenti më i mire jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për përshpejtimin e Integrimit Europian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Europian është I kompletuar me Ballkanin Perëndimor si pjesë të tijën.”

Kancelari gjerman ju bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për një dinamikë të re në normalizimin e marrëdhënieve, duke premtuar se do të punojë personalisht me secilin prej vendeve.

“Mbetem i bindur se kjo e ardhme është në Bashkimin Europian, dhe ka vetëm një rrugë që të çon atje; zbatimi besnik dhe i plotë I marrëveshjeve që kemi arritur tashme”

Sipas Scholz, rajoni i Ballkanit Perëndimor është ende I ndikuar nga konfliktet e së kaluarës, prandaj është koah për ta kapërcyer dhe për të hedhur sytë drejt së ardhmes.

Po ashtu, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se është koha për të parë përpara.

Krahas rëndësisë së bashkëpunimit për të përballuar sfidat ekonomike dhe sociale, në këtë samit janë nënshkruan edhe dy marrëveshje të rëndësishme tregtare për rajonin./abcnews.al