Kina ka nisur stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, konfirmoi ministria e mbrojtjes e Pekinit duke theksuar se janë dërguar avionë dhe anije.
Stërvitjet, të quajtura Joint Sëord-2024B, “testojnë aftësitë e operacioneve të përbashkëta të trupave të administratës.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit që ka dënuar këto veprime duke i cilësuar si provokuese dhe absurde.
Incidenti vjen tre ditë pasi presidenti i Tajvanit shkaktoi reagime të ashpra nga Pekinin pas një fjalimi që shënonte Ditën Kombëtare të ishullit.
Gjatë fjalimit të tij për Ditën Kombëtare, Presidenti i Tajvanit Lai Ching-te u zotua të “rezistojë aneksimit” të ishullit dhe këmbënguli se Pekini dhe Taipei “nuk janë të nënshtruar ndaj njëri-tjetrit”.
Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe tensionet mes dy vendeve janë rritur vitet e fundit për shkak të vendosjes pothuajse të vazhdueshme të anijeve kineze në ujërat pranë ishullit.
/abcnews.al/