Estela Koçi: Skema e pensioneve private e sigurt dhe me proces transparent! Konini: Duhet më shumë ndërgjegjësim nga brezi i ri!

schedule21:01 - 11 Tetor, 2024

schedule 21:01 - 11 Tetor, 2024

Estela Koçi nga ⁠Credins Invest foli në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News shpjegoi skemën e pensioneve private. Gjatë intervistës në studio, Estela Koçi nënvizoi se skema është e sigurt duke shtuar se janë individët ato që duhet të bëhen vetë aktivë që të mos mbeten vetëm tek pensioni shtetëror.

Ajo më tej shtoi se situata është e kontrolluar dhe kalon në një proces shumë strikt dhe transparent.

Gjithashtu Koçi shpjegoi edhe fondin e pensioneve me pjesëmarrje të hapur dhe pjesëmarrje të mbyllur.

“Fondi i pensioneve me pjesëmarrje të hapur dhe pjesëmarrje të mbyllur, këto janë të përhapura në vende të zhvilluara. Fondet që kemi deri tani janë të hapura për të gjithë publikuan si individë de kompani që duan të krijojnë skema. Ndërsa fondi i mbyllur përkufizohet me një punëdhënës dhe nuk futen të tjerë. Mund të jetë politika e investimit që mund të jetë e dedikuar vetëm në një drejtim. Kushtet janë të mbyllura për këtë fondin e mbyllur dhe i vendos punëdhënësi ose sindikata…Me skemën private vullnetare jemi tek vullneti i punëdhënësit, askush se ndalon punëdhënësit që të ketë këtë skemën. Pra këtu jemi në vullnetin e institucionit”, tha ajo.

Nga ana e saj Edlira Konini nga Raiffeisen Invest shtoi se duhet më shumë ndërgjegjësim dhe se brezi i ri duhet të kuptojë se si funksionin një skemë përfitimi private

“Ka një rritje të ndërgjegjësimit. Tregu ka filluar të ndryshojë dhe punëdhënësit e kanë bërë pjesë. Ne kemi kaluar shumë vështirësi që nga momenti i lancimit të fondeve, ka mbetur një treg ende i vogël dhe i kufizuar. Vështirësitë kanë qenë të shumë. Unë do të them pjesën e nivelit të ulët të edukimit. Kultura financiare në Shqipëri është e mangët. Në vendet e zhvilluara ka një ndërgjegjësim të plotë. Në vendet më pak të zhvilluara është pak më pak. Mund të them që edhe në Shqipëri është bërë progres në këtë drejtim por ende mungon një strategji kombëtare që në dijeninë time po diskutohet., Por do të thoja që ka edhe disa pengesa të tjera që do thoja kufizimet ekonomike. Shqipëria mbetet një vend më të ardhura të ulëta, po ashtu kemi një histori të dhimbshme të krizave financiare. Ende sot ka njerëz që para ti mbajnë në shtëpi se sa ti investojnë në produkte financiare…”, u shpreh Konini.

/abcnews.al/