Vritet gazetarja ukrainase/ U zhduk në gusht të 2023, forcat e Kievit konfirmojnë lajmin

schedule16:12 - 11 Tetor, 2024

schedule 16:12 - 11 Tetor, 2024

Gazetarja Ukrainase Viktoria Roshchyna, e cila ishte zhdukur në territoret e pushtuara nga Rusia në këtë shtet ka ndërruar jetë. Ishin autoritetet e Kievit për të burgosurit e luftës që konfirmuan lajmin pas një hetimi të brendshëm mbi zhdukjen e saj.

Roshchyna, një gazetare e pavarur që kishte punuar më parë për Radion Evropa e Lirë dhe media të tjera të shquara ukrainase, u zhduk në fillim të gushtit 2023. Ajo kishte udhëtuar nga Ukraina për në Poloni më 27 korrik të vitit të kaluar, para se shkonte drejt territoreve të pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore, sipas babait të saj. Komunikimi i saj i fundit ishte më 3 gusht 2023, ndersa babai I saj kishte deklaruar  se Rusia I kishte konfirmuar se ajo ishte arrestuar nga Trupet e tyre ne fronin  e betejes.

Autoritetet Ukrainase zbuluan se ishin bërë përpjekje për të siguruar lirimin e Roshchynes nga robëria ruse, ku ajo po mbahej së bashku me të paktën 25 gazetarë të tjerë ukrainas. Këta gazetarë janë ose të arrestuar, ose të zhdukur në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës konfirmoi se ishte planifikuar që Roshchyna të ishte pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve dhe, sipas përditësimeve më të fundit, ajo po transferohej nga Taganrog, një qytet rus afër kufirit ukrainas, në qendrën e paraburgimit Lefortovo në Moskë, para se të lirohej. Autoritetet ukrainase tani po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur gjatë këtij transferimi.

Rasti i Roshchynes nxjerr në pah rreziqet me të cilat përballen gazetarët që raportojnë në zona lufte. Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), më shumë se 100 gazetarë ukrainas dhe të huaj janë prekur drejtpërdrejt nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili filloi në shkurt 2022.

Disa gazetarë ukrainas vazhdojnë të jenë të arrestuar ose të zhdukur në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë, ndërsa vdekja e Roshchynes nënvizon rreziqet e vazhdueshme me të cilat përballen gazetarët në zonat e konfliktit