U bllokuan në një minierë ari në Kolorado, vdes një turist, shpëtohen 23 të tjerë

schedule12:24 - 11 Tetor, 2024

schedule 12:24 - 11 Tetor, 2024

Një person humbi jetën dhe 23 të tjerë u shpëtuan pas mosfunksionimit të një ashensori në një minierë ari në Kolorado.

Dy grupe prej 12 personash po vizitonin minierën e arit Mollie Kathleen në Cripple Creek, një atraksion turistik në pronësi private, kur ndodhi incidenti të enjten, duke bllokuar grupet nën tokë për gjashtë orë.

Në grupin e parë, një person humbi jetën ndërsa 11 turistët e mbetur, mes tyre dy fëmijë, u shpëtuan nga miniera, katër prej tyre me lëndime të lehta.

Grupi i dytë prej 12 u bllokua në një tunel në fund të minierës, por të gjithë arritën të dilnin./abcnews.al