Një 35-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se ai ka bashkëpunuar me një tjetër person për vjedhjen e dy automjeteve, një “Benz” dhe një “BMË”.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Bashkëpunëtor për vjedhjen e 2 automjeteve, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin 35 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Retro”.
Shtetasi në bashkëpunim me shtetasin (i arrestuar 3 ditë më parë) dyshohet se më datë 06.10.2024, kanë vjedhur në lagjen “Shënkoll”, një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit 65 vjeç.
Gjithashtu, këta 2 shtetas dyshohen si autorë të vjedhjes së një automjeti tip “BMW”, më datë 24.09.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”./abcnews.al