Qindra banesa janë dëmtuar nga përmbytjet e pak ditëve më parë në Vlorë. Gazetari Elton Nika, duke cituar Emergjencat Civile, raporton se bëhet fjalë për 323 banesa të dëmtuara dhe 73 biznese.
“Në një deklaratë zyrtare nga Emergjencat Civile në Vlorë janë 323 banesa të evidentuara që kanë pësuar dëme dhe rreth 73 biznese. Puna e Emergjencave Civile është duke vijuar për çdo problematikë të vogël apo të tjera që mund të kenë biznese apo banesa të tjera.”, raportoi gazetari Nika.
Ai shtoi se është gati edhe fondi prej 200 mijë eurosh, i pari që do të akordohet pas vendimit të këshillit bashkiak të Vlorës për familjet e prekura nga përmbytjet e 4 Tetorit./abcnews.al