Krehër automatiku dhe fishekë në banesë/ Vlorë, merret nën hetim 35-vjeçari

schedule11:16 - 11 Tetor, 2024

schedule 11:16 - 11 Tetor, 2024

Një 35-vjeçar është marrë nën hetim nga policia në Vlorë.

Në banesën e tij u gjendën krehër automatiku dhe 30 fishekë.

“Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin C. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Velçë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër automatiku dhe 30 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!