Shpërthim i fuqishëm në tren, evakuohen deputetët e Parlamentit Evropian

schedule19:10 - 10 Tetor, 2024

schedule 19:10 - 10 Tetor, 2024

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në një tren që po transportonte deputetë të Parlamentit Evropian në Bruksel! Referuar mediave ndërkombëtare politikanët sapo kishin hipur në trenin e Eurostar në orën 14:57 me orën lokale kur u bë evakuimi.

“Ka ndodhur një incident teknik në tren në stacionin e Strasburgut”, konfirmoi zëdhënësi i parlamentit evropian, ndërsa konfirmoi se të gjithë pasagjerët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Asnjë nuk mbeti i plagosur.

Një zyrtar danez në grupin e Majtë, e përshkroi evakuimin si “kaotik”. Një asistent parlamentar belg në grupin ReneW Europe, shkroi në internet se kishte dëgjuar një “shpërthim”.

Disa vendosën të shohin ngjarjen me një ton me humoristik. Bas Eickhout, bashkëkryetar i të Gjelbërve, tha se vonesa i dha atij një “mundësi të mirë për të komunikuar me të gjithë ata me të cilët nuk kishte folur këtë javë.

Parlamenti Evropian cakton trena specialë për anëtarët dhe punonjësit e tij midis Brukselit dhe Strasburgut, ku ndodhen godinat./abcnews.al