“Policia e ka humbur betejën me krimin”, Prençi: Shkak lidhjet e pushtetarëve me kriminelë

schedule16:32 - 22 Nëntor, 2019

schedule 16:32 - 22 Nëntor, 2019

Ish-kreu i Policës së Shtetit, Ahmet Prençi shpreh kritika për punën e Policisë së Shtetit në luftën ndaj krimit. Prençi thekson se Policia e ka të humbur këtë betejë për sa kohë që pushtetarët janë palë me kriminelët.

Ish-kreu i Policës së Shtetit, Ahmet Prençi kritikon policinë duke e quajtur të pafuqishëm për të luftuar krimin, për sa kohë që pushtetarët janë të lidhur me ta. Ndërsa dhe ato pak arrestime që janë kryer sipas tij janë falë ndërkombëtarëve.

Ish drejtori i Policisë, Premçi ka rezerva për Vettingun në polici, duke e quajtur atë të dështuar.

Ahmet Prençi mbajti këtë qëndrim për krimin pas promovimit të dy librave të tij në bibliotekën e qytetit. /abcnews.al