Zelensky kërkon mbështetjen e NATO-s për “planin e tij të fitores”

schedule15:16 - 10 Tetor, 2024

schedule 15:16 - 10 Tetor, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Londër për bisedime me liderët e Britanisë dhe NATO-s rreth “planit të tij për fitore” në luftën kundër Rusisë.

Zelensky u takua me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe më pas me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris.

Starmer tha se takimet në Londër, ku morën pjesë edhe Sekretari i Jashtëm britanik David Lemmy, Sekretari i Mbrojtjes John Healy dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Admirali Tony Radakin, ishin një mundësi për të “shikuar planin dhe për ta diskutuar atë në më shumë detaje”.

Të premten, Zelensky do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin dhe do të udhëtojë edhe në Itali.

Zelensky duhej të paraqiste planin e tij në një takim fundjavë të liderëve perëndimorë dhe ministrave të mbrojtjes në Gjermani, por ai takim u shty për shkak se presidenti amerikan Joe Biden anuloi vizitën e tij për shkak të uraganit në Florida.

Zelensky tha të mërkurën në një samit në Kroaci me krerët e vendeve të Evropës Juglindore se qëllimi i planit të tij është të forcojë Ukrainën “si gjeopolitikisht ashtu edhe në fushën e betejës” përpara çdo dialogu me Rusinë.

Dobësia e cilitdo prej aleatëve tanë do të trimërojë (presidentin rus Vladimir) Putin.” Prandaj kërkojmë që të na forcojnë, në aspektin e garancive të sigurisë, në aspektin e armëve, për sa i përket të ardhmes sonë pas kësaj lufte. Sipas mendimit tim, ai e kupton vetëm forcën”, tha Zelensky.

Kievi është ende duke pritur për fjalë nga Perëndimi për kërkesat e tij të përsëritura për të përdorur armët e tyre me rreze të gjatë; të cilën e mori për goditjen e objektivave thellë në Rusi./abcnews.al