Broja nis stërvitjen/ Sulmuesi fillon rikuperimin tek ekipi i tij, Everton

schedule12:45 - 10 Tetor, 2024

schedule 12:45 - 10 Tetor, 2024

Prezantimi ishte I bukur, siç ndodh gjithmonë, por kalvari nuk ka ndërmend të përfundojë. Armando Broja mund të cilësohet si një nga futbollistët më fatkeqë në botë vitet e fundit, dhe ende nuk po ngrihet në këmbë që pas dëmtimit të rëndë tek Çelsi në 14 dhjetor 2022.

Sulmuesi kuqezi ende nuk është gati për klubin e tij, Everton, dhe për kombëtaren shqiptare. Pasi mungoi për 274 ditë, problemet e tij vazhduan tek Çelsi dhe po ashtu tek Fulhami.

Pak aktivizim tek Blutë e Londrës, thuajse aspak në ekipin tjetër kryeqytetas. Kalimi tek Evertoni mund të quhet fat, pasi Ipsuiçi e refuzoi, por fushën mund ta shohë ndoshta në gjysmën e dytë të nëntori.
Lajmet nga Anglia janë që Broja ka nisur stërvitjen individuale në klubin në “Gudison Park”, ndonëse rikthimi në fushë duhet të presë. Trajneri I kombëtares, Silvinjo, e deklaroi se sulmuesit I duhen edhe 5 javë, dhe mediat angleze shkruajnë se Evertoni ka si afat mesin e nëntorit.

Gjithsesi, pa u nxituar sepse tendini I Akilit është problem delikat. Armando duhet të kthehet në stërvitje me ekipin, të fitojë formën me mundësi tek skuadra U21, dhe pastaj të shohë mundësinë e aktivizimit në skuadrën e të rriturve në Premier Ligë. Sa për kombëtaren, Broja do të veshë fanelën kuqezi vetëm në mars të vitit të ardhshëm, nëse gjithçka shkon mbarë.