Është anuluar seanca plenare që do të zhvillohej të enjten (nesër) në Kuvendin e Shqipërisë.
Në një njoftim zyrtar, sqarohet se seanca e planifikuar të enjten më 10 tetor anulohet dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit
Njoftimi:
“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit”.