Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Punësime në OSHEE dhe spitale, grupi “Bajri” mbetet në burg

schedule14:30 - 22 Nëntor, 2019

schedule 14:30 - 22 Nëntor, 2019

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda Tiranë, me trupë gjyqesore Iliriana Olldashi, ka pranuar sot me date 22.11.2019 kërkesën e mbrojtësit  Av. Arbër Hoxha dhe 4 anëtarëve të grupit “Bajri” Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi.

Sipas vendimit të gjykatës është konstatuar se masa e sigurisë “arrest me burg”, për 4 anëtarët e grupit Bajri e vitit 2018 është shuar.

Por se të 4-t do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, pasi ndaj tyre, mbetet në fuqi dhënia e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë ditën e mërkurë dt. 20.11.2019.



4 anëtarët e grupit Bajri u arrestuar në kuadër të operacionit “Oaz”. Katër nga anëtarët e këtij grupi, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në burg.

Sipas hetimeve, drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jorida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

Po sipas hetimeve, anëtarë të grupit Bajri, në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!