“Protesta”, Nazarko: Qëllimi i Berishës, të tregojë çfarë ndodh nëse do ketë veprim procedural nga SPAK! Leka: Skenar pa të ardhme!

schedule21:08 - 8 Tetor, 2024

schedule 21:08 - 8 Tetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko dhe gazetari Martin Leka komentuan në emisionin “Real Story” në ABC News, komentuan protestën e dhunshme të opozitës.

Analisti Mentor Nazarko u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha me këto protesta, synon të tregojë se çfarë skenari e pret vendin në rast të ndonjë veprimi me karakter penal apo procedural  nga SPAK

Ndërsa shtoi se ka edhe një moment burracakërie pasi ata që kapen me molotov përfundojnë në qeli, ndërsa udhëheqësit bëjnë vetëm thirrje.

Gazetari Martin Leka theksoi se protesta ishte e gjitha një protestë kaotike dhe vandaliste.

Pjesë nga intervista në studio:

Martin Leka: Kur ka përmasa të tilla të pakënaqësisë do të kishin lënë gjurmë edhe sot. Por sot nuk kishte asnjë gjurmë të protestës. Kjo ishte një kopje shumë e keqe e protestave që ka bërë PD. Protestë me pjesëmarrje të ulët, pa organizim, pa motivim protestë kaotike dhe vandaliste. Në një moment dukej si shëtitje dhe kur ndalonin Gazment Bardhi me të tjerë, dukej sikur prisnin…Nuk kishte ritëm.

Mentor Nazarko: Në momentin kur opozita e këtij Berishe, ka zgjedhur të jetë kjo që është, përgjithësisht radikale, tenton të bëjë kompromise siç ishin ato të verës, po shohim prova të përgjithshme, përpjekje për ta shikuar a është në tonus apo jo. Mendoj që ishte një përpjekje për ta mbajtur në tonus nervin opozitar, flas nga pikëpamja me qëllime të brendshme. Kjo ishte një protestë që synon ta kompaktësojë opozitën. Flaka ishte elementi karakterizues i kësaj proteste, është një urdhër nga lartë organizativ. Këtu ka një moment burracakërie sepse ata që kapen me molotov përfundojnë në qeli, udhëheqësit bëjnë thirrje…Në këtë lloj protestë përdorën molotov, si mjet lufte politike përgjithësisht janë i atyre partive politike jashtë sistemit. Qeverinë teknike nuk di të them nëse ka ndonjë lëvizje…PD nuk përfaqëson ndonjë masë elektorale që të kërcënojë seriozisht stabilitetin e endit . Nuk shoh një lëvizje të tille. Por mendoj që Berisha synon të tregojë se çfarë skenari e pret vendin në rast të ndonjë veprimi me karakter penal apo procedural nga SPAK.

Martin Leka: Nuk shoh strategji tjetër, sepse qeveri teknike nuk ke dhe nuk ke për të pasur. Me këtë protestë dhanë efektin e kundërt. Saliu solli dje maskën që kishte që në vitin ’91 e deri më sot, si dhuna, kaosi etj. Pra kjo tregon që një skenar i tillë nuk ka të ardhme.

/abcnews.al/