Çmimet e shërbimeve dhe të produkteve të shportës ushqimore janë ulur. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se indeksi i çmimeve të konsumit është ulur në 1.9% nga 2% që ishte duke prekur nivelin më të ulët të regjistruar në tre vite ose që prej qershorit të vitit 2021.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me më pak se 1 % pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.
Ulja e inflacionit gjatë muajit shtator është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijoj me politikën e uljes së normave të interesit gjatë vjeshtës. Aktualisht norma bazë e interesit është 3% ndërsa është ndërmarrë vetëm një vendim për uljen e normave të interesit. Ulja e normave të interesit ka një impakt të rëndësishëm në këstet e pagesave të kredive në lekë si për qytetarët e bizneset./abcnews.al