Kryeministri Rama për emergjencat: Disa bashki nuk kanë shfrytëzuar fondin e dhënë

schedule10:45 - 8 Tetor, 2024

schedule 10:45 - 8 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për disa bashki, në lidhje me fondet e dhëna për emergjencat civile.

Në një takim të zhvilluar me kryetarë bashkish dhe disa ministra, Rama u shpreh se disa bashki nuk e kanë shfrytëzuar fondin e dhënë.

“Janë para që janë në dispozicion të rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit, por e paimagjineshme që të mos absorbohen. Kjo është e paimagjinueshme. Me çfarë merreni ju? Nuk arrij dot ta kuptoj. Po shikoja disa të dhëna, disbursimi i fondeve të fondit social, ku fondi social qendror ka një kontribut të rëndësishëm, është qesharak në disa bashki, që teorikisht, nuk mundet do të jenë mbrapa të tjerë, sepse kanë situata më të agravuara se disa bashki qendrore. Pse? Për gratë me fëmijë të vetmuara, për fëmijët autikë, për individë të rrezikuar, etj, të kemi fondet dhe të mos i vëmë në dispozicion? Pse? Shikon bashki si Kamza, që realizon 100 për qind buxhetin. Kamza, një bashki që ishte modeli i anti shërbimit social, dhe që sot e merr fondin, e vë në dispocizion të komunitetit, 100 për qind. E njëjta gjë Vora. Te fondi i mbrojtjes civile, e ka 100 për qind të realizuar buxhetin. Pse duhet të kemi bashki të tjera, kanë 3% të buxhetit, s’po ia përmend emrin, nuk është Durrësi, por 3 përqind, bashkia e Shkodrës, 95 përqind. Pse bashkia e Shkodrës është 95 përqind, ku besoj se bashkia e Vaut të Dejës është 55 përqind. Janë kontradikta në shifra. Aty ku ka organizim, këto fonde nuk mjaftojnë. Aty ku nuk janë këto, fondet teprojnë”, theksoi ai./abcnews.al