E kanë nisur që të shtunën dhe e vazhduan spektaklin.
Fillimisht ishin Marash Kumbulla dhe Armando Sadiku që realizuan në emër të futbollistëve shqiptarë, në Europë dhe Azi.
Pasi mbrojtësi shënoi në La Ligën e Spanjës dhe sulmuesi në Superligën e Indisë, erdhi radha e të tjerëve.
Jasir Asani tundi rrjetën për golin e shtatë sezonal në Korenë e Jugut, përfshi ligën profesioniste dhe Championsin.
Ekipi I tij, Guangju, fitoi 3-1 ndaj kryeqytetasve të Seulit, dhe Asani goditi për të fiksuar rezultatin.
Forma e tij padyshim që është shumë e mirë. Gol edhe nga një ish-lojtar kuqezi, që mbetet në orbitën e kombëtares.
Ky është Arbnor Muja, pasi futbollisti ofensiv I krahut shënoi në Superligën e Turqisë.
Ai tregoi gjithë talentin e tij për Samsunsporin, në suksesin jashtë fushe 3-1 ndaj Adana Demisporit.
Shqiptari I Kosovës po përshtatet më në fund pas kalimit nga Antverpi belg në Turqi, ndërsa ka gati një vit që nu8k e vesh fanelën e përfaqësueses.
Duke mbetur në Superligën e Turqisë, Ernest Muçi ka bërë kthesë.
Ylli I kombëtares, që u kthye në ekip nga trajneri Silvinjo, bëri një paraqitje mjaft të mirë për Beshiktashin në Superligë.
Ndeshja në Gaziantep u barazua 1-1, ndërsa ekipi nga Stambolli kryesoi me golin e shënuar nga Çiro Imobile, ku Muçi ishte pjesëmarrës i rëndësishëm./abcnews.al