Hazard më në fund e pranon, tregon problemet me mbipeshën

schedule12:57 - 22 Nëntor, 2019

schedule 12:57 - 22 Nëntor, 2019

Sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard, e pranon se ka kaluar një fazë përgatitore të vështirë. Problemet me peshën si dhe përshtatja me kampionatin spanjoll ishin disa nga vështirësitë e belgut kur u transferua te gjigantët spanjollë.

“Unë shtova 5 kilogramë. Unë jam ai lloj personi i cili shton shumë shpejt në peshë, por gjithashtu mund ta humbasë shpejt nëse jam i kujdesshëm. Isha 75 kg. Në një ditë të keq shkoja dhe 77. Më pas në verë arrita në 80 kilogram. Më pas për 10 ditë i humba, duke u kthyer në peshën time optimale”, deklaron Hazard për mediat spanjolle.

Sulmuesi i kombëtares belge është aktivizuar në 6 ndeshje këtë sezon me fanellën e Realit, ku ka shënuar dhe një gol. 28-vjeçari është shumë larg statistikave që kishte tek londinezët e Chelseat, por në ndeshjet e ka rritur shumë nivelin e lojës duke qenë protagonist në ‘Bernabeu’. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!