EMRAT/ Me armë, drogë dhe thika në automjet, arrestohen dy persona në Durrës

schedule09:06 - 7 Tetor, 2024

schedule 09:06 - 7 Tetor, 2024

Dy persona, 34 dhe 49 vjeç, janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi qarkullonin të armatosur dhe drogë në automjet.

34 vjeçari Marsid Gjyzeli dhe 49 vjeçari Ylli Agasi u ndaluan nga forcat “Shqiponja”, ku gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 thika.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.