Arrestime, gjoba dhe ulje të pikëve nga patenta, ja bilanci i Policisë Rrugore gjatë një jave

schedule14:07 - 6 Tetor, 2024

schedule 14:07 - 6 Tetor, 2024

Policia Rrugore ka publikuar bilancin gjatë një jave, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat urbane e rurale, akset rrugore nacionale e ato dytësore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave që ndodhen në afërsi të akseve rrugore.

Nisur edhe nga shkeljet e shumta të evidentuara gjatë monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje nga 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,717 masa administrative, nga këto:

* 5924 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.

* 1085 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 1528 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 1984 për parakalime të gabuara;

* 199 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

* 83 për manovra të rrezikshme në rrugë;

* 256 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

* 10154 për parkim të gabuar;

* 2504 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.