“Plangprishesi” Mbappe/ Kapiteni i “Gjelave” u la jashtë kombëtares së Francës, mediat franceze komentojnë se ka probleme me trajnerin

schedule18:56 - 5 Tetor, 2024

schedule 18:56 - 5 Tetor, 2024

Nuk dihet nëse problemet nisën që në verë.

Kilian Mbape ishte një zhgënjim për kombëtaren e Francës në Kampionatin Europian, ndërsa tani erdhi një goditje tjetër.

Kapiteni I skuadrës, tashmë yll I Realit të Madridit, u la jashtë ekipit përfaqësues nga trajneri Didie Deshamp për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Deshamp deklaroi se nuk dëshironte të ndërmerrte asnjë rrezik që mund të shkaktonte dëmtim tek sulmuesi, por mediat franceze theksojnë se këto mund të kemi të bëjmë me një krisje.

“Ngatërrestar, apo jo?” është titulli në formë pyetjeje e të përditshmes “L’Ekip”, ndërsa dyshohet se Mbape qendron pas largimit nga kombëtarja e yjeve të sulmit si Grizman apo Zhiru.

“L’Ekip” kujton se futbollisti luajti në mesjavë në Champions, ndërsa Reali u mund nga Lila.

Po ashtu, është gati për Realin në La Ligën e Spanjës edhe këtë fundjavë, dhe televizioni I medias madrilene, “Marka” paraqet pamjet gjatë stërvitjes së Mbapesë me shokët.

Pritet të shihet sesi do të vazhdojë karriera e Kilian Mbapesë tek Franca, diçka që duket krejt e habitshme që të vihet në diskutim.

Të mos harrojmë se po flasim për një yll që doli kampion I botës 18 vjeç, dhe që shënoi 3 gola në finalen e fundit të Kupës së Botës. /abcnews.al