Premier League/ Jota mjafton ndaj Crystal Palace, Liverpool siguron në Londër fitoren e gjashtë radhazi

schedule15:56 - 5 Tetor, 2024

schedule 15:56 - 5 Tetor, 2024

Janë padyshim ndër skuadrat më në formë të momentit.

“Të Kuqtë” e Liverpool kanë siguruar një tjetër sukses, duke regjistruar kështu fitoren e gjashtë razhazi, kësaj here në transfertën e Crystal Palace, teksa mundën “Shqiponjat” në transfertë me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm në “Selhurst Park” erdhi në minutën e 9’, me “yllin” portugez, Diogo Jota, që shfrytëzon më së miri një pasim të Gakpo, duke dërguar topin në rrjetën kundërshtare, fillimisht për të siguruar avantazhin e hershëm e pas rënies finale të bilbilit, për të siguruar tre pikët e radhës në elitën angleze të futbollit.

Falë kësaj fitoreje, Liverpool vijon të mbetet në vendin e parë të Premier League, me 18 pikë, katër më shumë se Manchester City e Arsenal dhe pesë më shumë se Chelsea. /i.m /abcnews.al