“Ka nisur ndërtimi i rrugës së ‘PS 2030’”, Rama: Angazhim kapilar në çdo qark të vendit!

schedule12:06 - 5 Tetor, 2024

schedule 12:06 - 5 Tetor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotografi nga takimet e zhvilluara nga drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në të gjithë vendin. Takime të zhvilluara në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Kryeministri Rama nënvizon se angazhimi duhet të jetë maksimal në çdo qark të vendit.

Më tej shprehet se tashmë ka nisur edhe ndërtimi i rrugës së “PS 2030” për “Shqipërinë 2030”.

Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030për #SHQIPËRINË2030”, shkruan Rama në Facebook.