Përmbytjet në Bosnje-Hercegovinë, viktima dhe të zhdukur/ Begaj: Solidaritet me të prekurit nga fatkeqësia natyrore

schedule20:49 - 4 Tetor, 2024

schedule 20:49 - 4 Tetor, 2024

Presidenti Bajram Begaj shprehu keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në X për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra të zhdukur në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë.

I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve të viktimave për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe solidarizohemi me qytetarët e dëmtuar rëndë nga kjo katastrofë natyrore”, – u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën x.

/abcnews.al