Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i uroi shërim të shpejtë kryeministrit Edi Rama, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale në QSUT. I ftuar në emisionin “Real Story”, Shehi tha se kryeministri, meqë është në spital, të interesohet edhe për ilaçet e pensionistëve.
“Unë i uroj shërim të shpejtë por them se gjithë kjo zhurmë që kryeministri po heq një hernie. Uroj të mos ketë halle por kur të ketë serioze të shkojë në spitale ama është pjesë e një propagande që kurohemi si populli në QSUT. Mirë bën që operohet aty por është pjesë e kësaj narrative se spitalet tona janë kështu që edhe njerëzve të pushtetshëm u shërbejmë këtu.
Kujtoj diçka të vogël për pensionistët që marrin një subvension të vogël, që iu rrit 5 mijë lekë pensioni, që kur ikin me marrë ilaçet ia kanë zëvendësuar me disa pak më të lira, dhe përderisa janë më të lira, janë më të këqija dhe i bie të paguajnë diferencën. Nëse pensionistëve u shtuan këtë shifër qesharake, u kanë marrë nga 15 milionë muaj për muaj dhe në fakt sistemi kontributiv është i përbashkët.
Meqë iu ka hyrë spitaleve zoti Rama, po i kujtoj që sot këtë muaj pensionistët e Shqipërisë po të mbledhësh diferencën e ilaçeve atje që duhet të rimbursoheshin, me siguri kanë humbur nga 20-30 milionë euro. Kjo bëhet që të mos ketë shpenzime.”, u shpreh Shehi./abcnews.al