Moti/ Reshje dhe vranësira, si parashikohet kjo e premte

schedule07:10 - 4 Tetor, 2024

schedule 07:10 - 4 Tetor, 2024

Shqipëria do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë; që në orët e para të mëngjesit; më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin duke sjellë vërshime të përkohshme si edhe përmbytje në Ultësirën Perëndimore. Pritet rënie intensitetit të shirave vetëm gjatë natës vonë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës; do të paraqitet vranësira të shpeshta dhe shira gjatë orëve të paradites ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike ku vranësirat dhe shirat me intensitet të lartë do të mbeten prezente në të gjithë Kosovën duke sjellë mjaft probleme. Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në Kosovë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi Jugor.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat dhe rrbehset e shiut do të mbizotërojë në të gjithë Republikën e MV, ku më të theksuara reshjet do të paraqiten përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit ku priten edhe përmbytje lokale. Pjesa e dytë e ditës; do të shtojë më tej vranësirat duke gjeneruar shira të dendur në të gjithë territorin e MV; nuk do të mungojnë gjithashtu; stuhitë e forta të erës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR deri e fortë; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi kryesisht; Jugor./abcnews.al