Indonezia ngre alarmin për shkak të shpërthimit të vullkanit Merapi

schedule14:50 - 3 Tetor, 2024

schedule 14:50 - 3 Tetor, 2024

Indonezia ngriti nivelin e alarmit në nivelin III që nga dita e sotme për shkak të shpërthimit të Malit Merapi, vullkani më aktiv i vendit, i cili tashmë ka gjeneruar 21 rrjedha të konsiderueshme llave.

I vendosur në ishullin me popullsi të dendur Java, aktiviteti i shtuar i vullkanit paraqet një rrezik të shtuar për komunitetet përreth, raporton “Jakarta Globe”.

“Rënia e llavës mund të arrijë një distancë maksimale prej 1.500 metrash”, ka thënë Agus Budi Santoso, kreu i Qendrës për Kërkimin dhe Zhvillimin e Teknologjisë së Fatkeqësive Gjeologjike.

“Të dhënat sizmike kanë regjistruar 40 raste tërmetesh kolektive”, shtoi ai.

Autoritetet po këshillojnë banorët që të largohen nga zona vullkanike, veçanërisht në luginat e lumenjve ku ka të ngjarë të ketë rrjedhje llave.

Rutte shprehu besimin se mund të punojë me këdo që zgjidhet president i SHBA-së, anëtarit më të fuqishëm të aleancës, në nëntor – një moment kyç për përpjekjet e Ukrainës për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme perëndimore.