Ushtria e Jordanisë përmes një deklarate ka njoftuar se të gjitha njësitë dhe formacionet në komandën e përgjithshme të forcave të saj të armatosura janë vënë “në gatishmëri të lartë” për t’u përballur me çdo përpjekje që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e mbretërisë.
Duke cituar një burim ushtarak në komandën e përgjithshme të forcave të armatosura, deklarata shtoi:
“Komanda e Përgjithshme po monitoron nga afër zhvillimet që po ndodhin në rajon dhe ka marrë masat e nevojshme paraprake për ndërtimin dhe mbështetjen e njësive të vijës së parë në frontet kufitare për të mbrojtur atdheun”.
Ndryshe, Jordania së fundmi ka mbyllur edhe hapësirën ajrore për shkak të sulmit iranian me raketa drejt Izraelit.


