Starova: Shqipëri gjysmake, në Euro 2016 shkuam me fat

schedule22:27 - 21 Nëntor, 2019

schedule 22:27 - 21 Nëntor, 2019

Sulejman Starova, trajneri i njohur, është i ftuar në studiot e ABC Neës, në emisionin Pressing. Starova foli fillimisht për kualifikueset e Euro2020, si dhe analizoi trajnerët dhe grupin e kombëtares.

KUALIFIKUESET – “Me një fjalë, nuk ta jap dot përgjigjen, sepse ka shumë anë pozitive dhe negative. 10 ndeshje, katër fitore, një barazim, 5 humbje. 13 pikë, por ishte mundësia për 16 pikë që janë shumë, pasi me 14 pikë kanë shkuar në Europian skuadrat, si Finlanda. Nga ana tjetër, kemi lënë pas Andorrën dhe Moldavinë. Duhet ta kuptojmë se në çfarë pozicioni jemi si kombëtare dhe të sqarojmë se çfarë ekipi jemi ne, ekip i madh apo i vogël. Duhen analizuar këto gjëra”.

TRAJNERËT – “Ne shkuam me fat në Europianin e 2016-ës. Sipas mendimit tim, pas periudhës De Biasi, ne u nxituam me vendosjen e Panuçit. Panuçi s’ka qenë i madh, por ka bredh kudo dhe ka bërë emër. Kombëtarja e Shqipërisë ka peshë sot dhe nuk është si para 20 viteve. Gabuam me Panuçin dhe nuk i kishim të qarta objektivat. Nuk kemi luksin e Gjermanisë, Anglisë. Italia pas dështimit vuri Mancinin dhe ishte e qartë: Vetëm lojtarë të rinj! Ne i duam të gjitha, rinovimin, trajnerin etj. Ne duhet të merrnim Rejën direkt, për të bërë rinovimin e skuadrës”.

GRUPI – “Praktikisht, ne kemi bërë një gjë gjysmake. Edhe donim rezultat, edhe rinovim, në një kohë që kemi ende disa lojtarë që nuk janë rinovuar. Futbolli do kohën e vet. Në rast se ne do të vendosnim Rejën në krye që në fillim e t’i thonim këtë edicion duhet rinovuar skuadra, ky është i vetmi objektiv. Po të ishte vendosur Reja që në fillim, duhet t’i kishim vendosur objektivin që në fillim e jo të jemi gjysmakë. Jemi në një fazë kur duhet bërë skuadra nga e para./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!