Sulm me armë pranë Tel Avivit, 6 të vrarë dhe disa të plagosur

schedule19:15 - 1 Tetor, 2024

schedule 19:15 - 1 Tetor, 2024

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit, raportojnë mediat e huaja. Shtatë persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në pranga kanë rënë dy sulmuesit. Njëri prej tyre mbante një pushkë ndërsa tjetri një thikë, të cilët  qëlluan dhe goditën me thikë civilët në hekurudhën e Tel Avivit, përpara se të vazhdonin në këmbë, duke sulmuar njerëzit në rrugë.

. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm të koordinuar nga Irani së bashku me atë të raketave.

/abcnews.al