BE ka bërë sërish thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Hezbollahut dhe Izraelit.
Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell tha se të dyja palët duhet të angazhohen për zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të siguruar kthimin e sigurt të popullatave të zhvendosura nga të dyja palët si pjesë e një zgjidhjeje më të gjerë të negociuar.
Ai shprehu keqardhjen për viktimat e shumta civile në Liban, shkatërrimin e infrastrukturës politike me efekte afatgjata dhe numrin e lartë të personave të zhvendosur brenda vendit nga të dyja palët dhe theksoi se BE-ja bën thirrje edhe një herë për respektimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare në të gjitha rrethanat.
“Armët tani duhet të heshtin dhe zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet nga të gjithë”, theksoi ai./abcnews.al