SHBA: Irani gati të sulmojë Izraelin. Po përgatitet për një sulm me raketa balistike

schedule15:58 - 1 Tetor, 2024

schedule 15:58 - 1 Tetor, 2024

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA ka indikacione se Irani po përgatit një sulm me raketa balistike kundër Izraelit, raporton CNN.

“Shtetet e Bashkuara kanë indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit. Ne po mbështesim në mënyrë aktive përgatitjet mbrojtëse për të mbrojtur Izraelin kundër këtij sulmi. Një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak nga Irani kundër Izraelit do të sjellë pasoja të rënda për Iranin”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm në javët e fundit pasi Izraeli ka rritur përpjekjet e tij kundër Hezbollahut në Liban, një grup militant i mbështetur nga Irani.

Izraeli nisi të hënën një operacion tokësor në Libanin jugor duke synuar Hezbollahun./abcnews.al