Arrestohet në Ukrainë rusi i dyshuar si pjesëtar i IS-it

schedule21:56 - 21 Nëntor, 2019

schedule 21:56 - 21 Nëntor, 2019

Njësitet e policisë speciale të Ukrainës kanë arrestuar një 30 vjeçar rus, i cili dyshohet të jetë pjesëtar i grupit militant ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Ai ishte në kërkim nga Interpoli në lidhje me një akuzë për vrasje dhe ishte duke u fshehur në Ukrainë, për t’i ikur arrestimit, njoftoi policia ukrainase.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit. Ai ka lindur në rajonin Luhansk të Ukrainës, por ka jetuar për një kohë të gjatë në Rusi.

“Bazuar në raportet, i ndaluari është pjesëtarë i organizatës terroriste Shteti Islamik madje edhe njëri nga liderët e këtij grupi”, tha policia.

“Sa i përket origjinës, ai është nga Dagestani por i lindur në Ukrainë. Ai ka jetuar në Rusi për një kohë të gjatë. Ai po fshihej në territorin e vendit tonë për t’i ikur përgjegjësisë për vrasje”, tha policia.

Javën e kaluar, autoritetet ukrainase në bashkëpunim me Agjencinë Qëndrore për Inteligjencë të Shteteve të Bashkuara (CIA) dhe ministrinë e Brendshme të Gjeorgjisë, arrestuan, Al-Bara Shishani, një komandant i lartë të Shtetit Islamik.

Al Bara Shishani

Shtetasi gjeorgjian ka shërbyer si zëvëndës i Abu Omar al-Shishani, njeriu të cilin Pentagoni e ka përshkruar si “ministër të luftës” i grupit militant.

Pasi al Shishani u vra, shtetasi i Gjeorgjisë, më 2018 udhëtoi përmes një pasaporte false në Turqi dhe prej atje në Ukrainë, ku vazhdoi të koordinojë aktivitetet e IS-it, njoftoi shërbimi sekret i Ukrainës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!